Subjektit qeverisës në Gjilan, LDK-së i kanë ofruar mbështetje për krijimin e ekzekutivit, Aleanca për Kosovën e Re (AKR) që përfaqësohet me dy këshilltarë komunalë në Kuvend, Partia Turke e Kosovës, e cila përfaqësohet me një këshilltar komunal si dhe Lista Serbe, e cila përfaqësohet me një këshilltar komunal.
Por afërsi me këtë subjekt po shprehin edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila ishte pjesë e pushtetit në qeverisjen e kaluar si dhe Nisma Socialdemokrate, shkruan sot “Koha Ditore”.
Nga ana tjetër Lutfi Haziri, kryetar komune, ka shprehur gatishmërinë për krijimin e një koalicioni gjithëpërfshirës.
Avdyl Aliu, shef i Grupit të këshilltarëve komunalë të LDK-së, ka thënë se negociatat përfundimtare për formimin e koalicionit do të ndodhin pasi të votohen ndryshimet në statutin e komunës dhe më pas do të dialogohet për arritjen e një marrëveshjeje për koalicion... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Gjilani bashkëqeveriset nga koalicioni: LDK-AAK-AKR
-
Arrihet marrëveshje për bashkëqeverisje mes LDK-së, AAK-së dhe AKR-së në Gjilan
-
AAK-ja dhe Nisma mohojnë koalicionin me LDK-në në Gjilan
-
VV dhe PDK refuzojnë qeverisjen me LDK-në në Gjilan
-
Haziri pas koalicionit të VV-së e PDK-së në Gjilan: Ky është vullnet i funksionarëve e jo qytetarëve