Një email kërcënues ka shkuar të premten në disa institucione shtetërore në Shqipëri, përfshirë edhe Shkollën e Magjistraturës, raporton A2 CNN.
Në mesazhin e dërguar nga një adresë jashtë sistemeve zyrtare qeveritare, autori pretendon se është udhëheqësi i një milicie serbe dhe kërcënon me vendosjen e një mjeti shpërthyes në ndërtesën e një institucioni. Në email ka edhe kërcënime ndaj shqiptarëve që të njohin Kosovën si territor të Serbisë.
“Përshëndetje. Jam udhëheqësi i Milicisë Serbe. Kemi ardhur të hakmerremi ndaj jush. Sapo kam vendosur personalisht një mjet shpërthyes në ndërtesën tuaj. Shpërthimi do të ndodhë pas një ore. Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë. FAT TË MBARË”, thuhet në email, ndërsa institucioneve u kërkohet të mos klikojnë lidhje interneti apo bashkëngjitje nëse dërguesi nuk është i njohur.
Pas sinjalizimeve, strukturat e Policisë së Shtetit kanë nisur verifikimet për të vlerësuar situatën dhe për të bërë të mundur identifikimin e autorëve të këtyre mesazheve.
Policia ka njoftuar se nga verifikimet e deritanishme, nuk është konstatuar asnjë rast me lëndë plasëse.
Edhe
Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri
“Në adresat elektronike zyrtare të disa institucioneve shtetërore është dërguar një mesazh kërcënues, në të cilin pretendohet për vendosjen e lënde shpërthyese në ambientet e tyre. Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet. Deri tani, nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese. Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit vijojnë punën për identifikimin e burimit të mesazhit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Studentët s’e pranojnë ftesën e rektorit për dialog, e vazhdojnë protestën
-
Kërcënime të reja me bomba, evakuohen shkolla të tjera në Itali
-
Vritet i mituri që sulmoi xhandarin para Ambasadës izraelite në Beograd, Daçiqi e cilëson sulm terrorist
-
BE-ja në trevjetorin e Banjskës: Serbia të veprojë pa vonesa – keqardhje për mungesë veprimi