Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Elshani: Partitë politike duhet të heqin dorë nga lajmet e rreme

Driart Elshani, ekspert i sigurisë kibernetike ka thënë se hapësira kibernetike në Kosovë është shumë e parregulluar dhe se nevojiten më shumë ligje për ta rregulluar atë.

Duke folur në “Interaktiv” të KTV-së për fushatën e zgjedhjeve lokale, Elshani ka thënë se ka pasur pasur lajme të rreme derisa ka kërkuar nga partitë politike që heqin dorë nga ato.

“Lajmet e rreme e zvogëlojnë demokracinë, partitë nëse plasojnë lajme të rreme, kjo do tu kthehet edhe atyre si boomerang sepse do ta ulë nivelin e peizazhit politik në Kosovë dhe do të reduktojë demokracinë. Partitë politike duhet të heqin dorë nga lajmet e rreme, besoj dhe shpresoj që ato që i shohim nuk e kanë përkrahjen dhe besimin e partive politike por mund të jenë grupe anësore”, ka thënë Elshani.

Ai ka shtuar se ka pasur rritje të aktiviteti në hapësirën kibernetike në fushatën e zgjedhjeve lokale, derisa ka përmendur disa raste të manipulimit me informata.

“Në aspektin e profileve të rrejshme kemi raste të hapjes së profileve të një kandidati që nuk ka pasur profil por është hapur nga dikush tjetër dhe janë plasuar gjëra të ndryshme për të denigruar personalitetin e tij. Janë bërë edhe fotomontazh në aspektin e numrit të pjesëmarrjes së tubimeve zgjedhore në fushata elektorale, që të duken si tubime të mëdha. Rastet e tilla, ndikimi i hapësirës kibernetike dhe i rrjeteve sociale sot është shumë i madh, sidomos në këto zgjedhje do të varet shumë sa ka qenë aktiviteti në hapësirën kibernetike dhe impakti është jashtëzakonisht i lartë, për këtë arsye partitë politike shpenzojnë shuma marramendëse në reklamim, në rrjete sociale dhe për këtë kemi rritje të aktivitetit”, është shprehur Elshani.