Kompania serbe “Elektrosever” ka shpërndarë broshura nëpër objekte të banimit në veri, duke u bërë thirrje qytetarëve të nënshkruajnë kontrata me të, raporton “Kossev”. Po ashtu në broshura u jepen udhëzime qytetarëve se si të kursehet energjia elektrike.
Disa qytetarë në veri të Kosovës gjatë kësaj jave kanë pranuar faturat e para të rrymës nga “Elektrosever”.
Ishin fatura fikse prej 21.60 euro.
Faturat liheshin në kuti postare nëpër ndërtesa, por edhe te dyert e apartamenteve.
Në faturë thuhej se afati i pagesës ishte deri më 10 mars.
Edhe
Elektroseveri thotë se s’do ta rrisë çmimin e rrymës në veri
Sot, qytetarët në veri janë ftuar nga kompania “Elektrosever” që të nënshkruajnë kontrata me të.
“Kusht i domosdoshëm për shfrytëzimin e mëtejshëm të energjisë elektrike është lidhja e kontratës për furnizim me energji elektrike me njërin prej furnizuesve”, është thënë në broshurë.
U tha se pos me “Elektrosever” ka edhe furnizues tjerë me të cilët mund të lidhin marrëveshje.
Nëse nuk nënshkruajnë me askënd, qytetarët në veri janë paralajmëruar: “Operatori i sistemit të shpërndarjes (KEDS) me siguri do t’ju lejojë të përdorni shërbimet universale të furnizuesit të ofruara nga KESCO, me çmime më të larta. E nëse edhe pas 60 ditëve shtesë nuk lidhni kontratë me asnjë furnizues dhe nuk i paguani KESCO-s faturën për energjinë e shpenzuar – do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike”.
“Elektrosever” i ka ftuar qytetarët që të lidhin kontratë me të, duke u thënë se “do të ofrojë kushte më të favorshme”.
Edhe
Qytetarët në veri do të shkyçen nga rryma nëse kanë borxh mbi 100 euro
Pagesa paushall për energjinë elektrike që është vendosur për qytetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri, Mitrovicë e Veriut, Zveçan., Zubin-Potok e Leposaviq, po konsiderohet diskriminuese për pjesën tjetër të qytetarëve të Kosovës nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Mesatarisht në Kosovë një konsumator shtëpiak paguan 50 euro në muaj, ndërsa në veri do të paguhet 21 euro e 60 centë. Qytetarët serbë e shqiptarë në pjesën veriore kanë qëndrime të ndryshme sa i përket fillimit të pagesës së rrymës.