Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është bërë ekzekutimi i shtesave të njëhershme prej 100 eurosh për studentët.
Këto pagesa për studentët përfitues të kësaj mbështetjeje janë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacion 2.0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pas pranimit të verifikimeve të nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë, komisioni verifikues sot ka finalizuar dhe dorëzuar listën e studentëve që janë kualifikuar për mbështetjen e njëhershme me 100 euro”, ka shkruar minsitri në detyrë, Murati.
Para dy javësh u ekzekutuan nga 100 euro mbështetje edhe për punëtorët e sektorit privat.
Kostoja e të gjitha shtesave prej 100 eurosh që u ndanë nga Qeveria në mbledhjen e 22 majit është 105 milionë euro.
Afro 73 milionë euro janë ndarë për mbi 322 mijë përfitues të skemave sociale e për mbi 405 mijë fëmijë.
Kurse, për 70 mijë studentë janë ndarë 7 milionë euro.