Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hapet aplikimi për studentë për shtesat prej 100 eurosh

100 euro

Ilustrim

Është hapur aplikimi për studentë për përfitimin e shtesave në vlerë prej 100 eurosh.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati.

“Aplikimi për studentët tashmë është i hapur në platformën e-Kosova, te ‘shërbimet’, kategoria ‘familja’”, ka thënë Murati, duke shtuar se janë dy lloje të formularëve, një për studentët që janë shtetas të Kosovës, e një për ata që nuk janë shtetas të Kosovës, por studiojnë në Kosovë.

Ai ka theksuar se aplikimi do të jetë i hapur deri më datën 5 qershor.

Sot gjatë ditës janë ekzekutuar edhe shtesat e njëhershme prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensionistët.

Edhe Hapet aplikimi për shtesat prej 100 eurosh për studentët Arbëri Hapet aplikimi për shtesat prej 100 eurosh për studentët

Qeveria në detyrë më 22 maj e ka miratuar pakon për përballje me inflacionin, vendim që ka nxitur reagime shkaku që në prag të nisjes së fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit, pensionistëve, fëmijëve, studentëve e të punësuarve në sektorin jopublik t’u ndahen nga 100 euro. Eksponentë të partisë në pushtet akuzuan opozitën se bllokoi pakon e plotë muajin e shkuar, ndërsa opozita e interpretoi vendimin si mjet për blerje vote.

Pakoja për Përballje me Inflacionin 2.0, e miratuar nga kabineti qeveritar, përmban katër masa: Mbështetje të njëhershme për përfituesit e skemave pensionale; Mbështetje të njëhershme për të gjithë fëmijët, që janë përfitues të skemës së shtesave për fëmijë; Për të gjithë të punësuarit, të deklaruar në muajin prill, me të ardhura mujore më pak se 1000 euro, që nuk janë në listën e pagave që paguhen nga buxheti i shtetit, ku përfshihen sektori privat, shoqëria civile, por edhe ndërmarrjet publike dhe organizatat e tjera, si dhe; Për të gjithë studentët aktivë dhe të rregullt në vitin akademik 2025/2026 në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.