Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ekzekutohen shtesat për punëtorët e sektorit privat

100 euro

Foto: Ilustrim

Janë ekzekutuar shtesat prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit privat.

Për këtë ka njoftuar ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati, i cili ka thënë se pagesat janë ekzekutuar për përfituesit që kanë plotësuar kriteret për mbështetje të njëhershme të punëtorëve të sektorit privat, në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë, për masën e mbështetjes së studentëve, Murati ka thënë se komisioni vlerësues po vijon punën dhe do të njoftojnë sapo listat të jenë gati për ekzekutim.

Nga mbështetja që buxhetit i ka kushtuar rreth 25 milionë euro, kanë përfituar ata punëtorë që kanë të ardhura mujore bruto jo më shumë se 1,000 euro.

Kostoja e të gjitha shtesave prej 100 eurosh që u ndanë nga Qeveria në mbledhjen e 22 majit është 105 milionë euro.

Afro 73 milionë euro janë ndarë për mbi 322 mijë përfitues të skemave sociale e për mbi 405 mijë fëmijë.

Kurse, për 70 mijë studentë janë ndarë 7 milionë euro.