Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ekipi i KOHËS e përkrah “Profa Challenge”

Iniciativës në përkrahje të profesorit Lulzim Paci, i cili u bë viral në “Tik Tok” me kërcimin e tij, i është bashkuar edhe ekipi i KOHËS.

Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, shihen disa punonjës të KOHËS duke vallëzuar me “Vallen e Tropojës”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Reagimet në përkrahje të profesorit të biologjisë nga Vushtrria erdhën pasi që ai gjatë një interviste në KTV, foli për bullizmin me të cilin është ballafaquar këto ditë. Gjatë një momenti kur foli për familjarët e tij, nisi edhe të qajë.

Ishte Valon Canhasi ai i cili filloi nismën “Profa Challenge”, të cilës deri më tani i janë bashkuar edhe Adriana Matoshi, Shpend Lila, Arta Jashari e shumë të tjerë.

 

#profachallenge #meprofen Nga stafi i Kohavision-it ?

Posted by Express-KTV on Monday, January 31, 2022