Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Paralajmërohet protestë në mbështetje të profesorit Lulzim Paci

Grupi “Love and Dance Prishtina” në Facebook ka paralajmëruar protestë të shtunën në mbështetje të profesorit Lulzim Paci, që u bë viral me videot e tij duke vallëzuar të clat i kishte postuar në “Tik Tok”.

Motoja e protestës është “Vallëzojmë kundër bullizmit #meprofën”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Protesta është paralajmëruar në ora 12:00 të shtunën në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë dhe në sheshin “Adem Jashari” në Vushtrri në ora 14:00.

Profesori Lulzim Paci në “Emisionin SOT” në KTV ka thënë se për shkak të reagimeve që kishte nga qytetarë e fytyra publike, i tha vëllait të tij që nëse e pyesin se çfarë e ka të thotë se e ka kushëri. Paci më pas filloi të qante.

Ndër personat që kishte kritikuar vallëzimin e Pacit ishte deputetja e Vetëvendosjes, Fjolla Ujkani.

Ujkani sot ka kërkuar falje publike.

https://www.facebook.com/events/1160560288020058/?ref=newsfeed