Sfida “Profa Challenge” në mbështetje të profesorit Lulzim Paci është bërë virale. Shumë persona kanë postuar video duke vallëzuar në mbështetje të profesorit Paci, të njohur për videot e tij duke vallëzuar të cilat i kishte postuar në Tik Tok.
Ndërkohë në Minneapolis të SHBA-së fotografi i National Geographics, David Gutenfelder, po ashtu ka postuar një video të një grupi vallëzuar dhe atë në borë. Videoja duke vallëzuar nuk ishte për të përkrahur profesorin Paci.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një mundësi për të vallëzuar, edhe në stuhi bore. Që nga fillimi i pandemisë gati dy vjet më parë, njerëzit janë mbledhur në Minneapolis për të vallëzuar – të dëgjojnë muzikën e tyre me kufje në vesh – si mënyrë për të dalë nga shtëpitë e tyre dhe për t’u lidhur me tjerët nga një distancë e sigurt, e po ashtu për të gjetur argëtim. Ky grup që e quan veten ‘Një mundësi për të vallëzuar’, del çdo të premte pas dite në afërsi të lumit Bde Maka Ska në Minneapolis”, ka shkruar National Geographics në Instagram.