Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ejupi: Qeveria është dashur ta subvencionojë peletin, jo importin e rrymës

Burim Ejupi drejtor i organizatës INDEP, ka thënë se reagimi i Qeverisë së Kosovës ndaj krizës energjetike në Kosovë, është i vonuar.

Ejupi ka thënë në “60 Minuta” të KTV-së se Qeveria do të duhej të reagonte 3 muaj më parë, kur veç ka filluar të ndihet kjo krizë në të gjithë botë, siç ka bërë Qeveria e Shqipërisë, e cila siç ka thënë, e ka shpallur krizën energjetike më 3 tetor dhe ka krijuar Task-Forcën e energjisë.

“Intervenimi i Qeverisë është dashur të jetë shumë më herët. Ne jemi duke u bazuar në 3-4 vitet e fundit. Asnjë subvencionim nuk ka qenë nga Qeveria që të investohet në eficencë të energjisë. Qeveria ka mundur të intervenojë dhe mundet prapë. Është dashur të gjenden forma alternative që të mos vjen deri te konsumimi i tepërt. Ishte dashur të subvencionohej tre muaj më herët, kur është vërejtur kriza. Të kisha qenë në vend të Qeverisë, më mirë kishte me qenë të thuhet se gjatë kësaj kohe subvencionojmë ngrohjen me pelet dhe TVSH-në nuk e marrim për pelet 6 muaj, që i bie 20 apo 18% më lirë, qytetarët e kishin marrë atë që është më lirë për xhepin”, ka thënë Ejupi.

Ai ka thënë se aktualisht nuk ka krizë të energjisë, pasi energji ka, mirëpo tash kriza është zhvendosur në krizë financiare për shkak të rritjes së madhe të çmimit të saj.

“Tash nuk kemi krizë energjetike, por kemi më shumë krizë financiare. Ka hipur çmimi i energjisë më shumë se që është parashikuar. Diku parashikimi ka qenë që mundet me pas një rritje prej 10-20% por jo deri në 400%. Çmimi i energjisë elektrike duhet të rritet. Ne paguajmë më lirë se çmimin e mbeturinave e ujit. Prej te gjitha qeverive është munduar të mbahet çmimi më i ulët. Shërbimin që e paguajmë për pastrim është shumë më i lartë se për energji”, është shprehur ai.

Edhe Ejupi: 16-18% e të hyrave të qytetarëve shkojnë në pagesa të rrymës Arbëri Ejupi: 16-18% e të hyrave të qytetarëve shkojnë në pagesa të rrymës

Ejupi ka shtuar se 6% e konsumit të përgjithshëm të energjisë elektrike në Kosovë është vjedhje apo humbje komerciale.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur të mërkurën se Qeveria e Kosovës do të ndajë shumën e nevojshme për mbulimin e importeve të energjisë dhe se do të bëhet maksimumi për të ruajtur furnizimin e rregullt.