Burim Ejupi nga INDEP ka thënë se masat emergjente të energjisë që u votuan sot nënkuptojnë që për 30 ditët e ardhshme Kosova do të përballet me reduktime të energjisë elektrike.
Ai në Interaktiv të KTV-së ka thënë në 10 vjetet e fundit vendi është 200 megavat në orë në mungesë, porse sipas tij është zëvendësuar me import.
Sipas tij, fillimisht ishte menduar që më 90 milionë euro që i kishte ndarë Qeveria si subvencion do të tejkalohet kriza me energji, porse sipas tij, më vonë doli se nuk ishin bërë llogaritë mirë.
Ejupi ka shtuar se ka pasur mungesë në politikat energjetike.
“Përqendrimi i politikave janë fokusuar vetëm në Kosovën e re, nuk është punuar në energjinë efiçiente. Jemi në një pikë që nga vjet kur ka hyrë në prodhim parku i erës në Bajgorë nuk e kemi asnjë megavat që të prodhohet rrymë. Kosova e ka injoruar krizën me energji elektrike. Koha është që të merren vendime të shpejta. Në Shqipëri janë bërë punë. Në Kosovë nuk ka ardhur asgjë. Qeveria nuk po di ka me u orientu”, ka thënë ai.
Ka shtuar se Kosova është i vetmi vend që ka fond për efiçiencë.
Ai ka thënë se ka pritur që Qeveria do t’i ndajë 10 milionë euro për fondin për efiçiencë, kur kishte ndarë më herët 90 milionë euro për subvencionim të energjisë elektrike.
Edhe
Ejupi: Qeveria është dashur ta subvencionojë peletin, jo importin e rrymës
Ejupi ka thënë se kur është kundërshtuar “Kosova e Re” kishin bërë thirrje që të investohet në efiçiencë.
“Momentalisht fondi për efiçiencë është shfrytëzuar nëpër objekte publike dhe jo private. Nëse ne kursejmë si qytetarë energji elektrike, ne mund ta kalojmë dimrin pa import. Qeveria ka mundur të heqë TVSH për materialet e izolimit të shtëpive”, ka thënë ai.
-
Raporti i INDEP-it: Kosova ka potencial energjetik, por s’ka mjaftueshëm investime
-
Ejupi: Po shitet si sukses vendosja e filterave në termocentrale që janë paraparë të instalohen në 2021-ën
-
Ejupi: Kryeministrit nuk i takon të thotë se po i mbani ngrohtë të gjitha dhomat, ai duhet të gjejë zgjidhje
-
Ejupi: Bizneseve u kanë mbetur më pak se 40 ditë për të gjetur operator, ose mbesin pa rrymë