Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur të premten në takim Angelina Eichhorst, drejtoreshë e BE-së për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.
Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për nevojën e ecjes përpara përmes vendimeve të rëndësishme politike për të ardhmen e qytetarëve të Kosovës.
Eichhorst dhe Veseli kanë diskutuar edhe për reformat në agjendën e integrimeve euro-atlantike të Kosovës, për reformat në sistemin e drejtësisë dhe për zhvillimin ekonomik të vendit.
Drejtoresha Eichhorst tha me këtë rast se Kosova duhet të vazhdojë reformat e nisura, si dhe dialogun me Serbinë.
Artikuj të ngjashëm
-
Zyrtarja e BE-së pret nga Kosova përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave
-
Limaj: Duhet të gjejmë një rrugë për të rifilluar dialogun
-
Hoti: LDK-ja do të kujdeset që Kosova mos të devijojë nga agjenda euro integruese
-
Kosova mbetet e përkushtuar në agjendën europiane
-
Veseli thotë se Kosova do të çojë përpara agjendën për reforma evropiane