Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Sipas një njoftimi nga Kuvendi, Veseli dhe Apostolova diskutuan për angazhimet dhe prioritetet e punës së Kuvendit për gjatë vitit 2018.
“Kreu i Kuvendit e njohu përfaqësuesen e lartë të BE-së për rrjedhën e deritashme të punës së legjislativit, ndërsa konfirmoi përkushtimin për të trajtuar me prioritet të gjitha projektligjet që ndërlidhët me procesin e agjendës për reformë evropiane”, thuhet në njoftim.
Në njoftim theksohet se Veseli ka shprehur zotimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin me BE-në.
“Kryeparlamentari Veseli theksoi se institucionet e Kosovës do të kryejnë të gjitha obligimet ndërkombëtare dhe do të përmbushin të gjitha kriteret e nevojshme për rrugën euro-atlantike të vendit”, thuhet më tej në njoftim.
-
Apostolova ia dorëzon Veselit raportin e Komisionit Evropian për Kosovën
-
Veseli: Agjenda evropiane është prioritet kryesor i Kosovës
-
Osmani priti në takim lamtumirës shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Apostolovan
-
Osmani thotë se orientimi i Kosovës është drejt anëtarësimit në BE
-
Veseli pranon raportin për Kosovën, thotë se pritet liberalizimi