Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesen e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, për të diskutuar për prioritet e shtetit të Kosovës në fushën e integrimeve evropiane, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
e ka njoftuar shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë/PPBE për rrjedhën e deritashme të punës së institucioneve të Kosovës dhe përkushtimin për agjendën evropiane të Kosovës. Kreu i legjislativit tha se institucionet e Kosovës do t’i zbatojnë të gjitha kriteret e nevojshme për të përmbyllur sa më parë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve.
“Kosova është vend evropian dhe institucionet tona janë të përkushtuara në përmbushjen e agjendës së plotë për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Agjenda e integrimeve evropiane është prioritet kyç i shtetit tonë dhe Kosova shumë shpejt do të përmbushë të gjitha kriteret e nevojshme për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, tha ai.
Veseli e siguroi shefen e Zyrës së BE-së për përkushtimin institucional që marrëveshja e IPA 2016 ku Kosova përfiton 70.5 milionë euro do të miratohet në ditët në vijim me prioritet të veçantë në Kuvendin e Kosovës. Ai po ashtu theksoi se të gjitha projektligjet që ndërlidhët me procesin e agjendës për reformë evropiane do të trajtohen me prioritet.
BE-ja do të mbështesë dhe vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha institucionet dhe partitë politike për të shtyrë përpara reformat dhe agjendën evropiane.
-
Veseli thotë se Kosova do të çojë përpara agjendën për reforma evropiane
-
Veseli: 70.5 mln euro të IPA-s, ndihmesë e madhe për Kosovën
-
Sipas ministrit Reka, Kosova ka guximin dhe kapacitetet për të avancuar me agjendën evropiane
-
Veseli pranon raportin për Kosovën, thotë se pritet liberalizimi
-
Veseli: Vizat për Kosovën, peng i burokracisë në BE