Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot anëtarë të Komisionit për Siguri të Bundestagut gjerman, me të cilët bisedoi për zhvillimet në vend, reformat ekonomike dhe ato legjislative që institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë viteve të fundit.
Ai, sipas njoftimit për media, u tha mysafirëve se vendet e rajonit duhet të ndjekin perspektivën evropiane, pasi ajo ka rolin e vet në stabilitetin e përgjithshëm në Ballkan. Veseli ka shtuar se Kosova mbetet shumë e përkushtuar në këtë agjendë.
Kryetari Veseli vlerësoi lart partneritetin me Gjermaninë dhe mbështetjen që ajo ka dhënë dhe po i jep për Kosovën.
Ligjvënësit gjermanë u shprehën të kënaqur për përparimet në Kosovë në shumë segmente dhe u interesuan për zhvillimet dhe proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë.
-
Veseli pranon raportin për Kosovën, thotë se pritet liberalizimi
-
Veseli: Kosova mirëpret rekomandimet e Samitit të Berlinit
-
Veseli thotë se Kosova pret një bashkëpunim të sinqertë me BE-në
-
Veseli takon Grupin e Miqësisë Belgjikë – Kosovë
-
Veseli i thotë deputetit gjerman se synon investime të kompanive gjermane në Kosovë