Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli i thotë deputetit gjerman se synon investime të kompanive gjermane në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është takuar sot me deputetin e Parlamentit të Gjermanisë nga radhët e CDU-së, Peter Beyer.

Me deputetin gjerman Veseli tha se ka biseduar për nevojën e një bashkëpunimi më të madh në mes të dy vendeve. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Gjermania gjithnjë i ka dhënë mbështetje Kosovës e sidomos tash në procesin e liberalizimit të vizave.

“Me deputetin e Parlamentit të Gjermanisë nga radhët e CDU-së, Peter Beyer, diskutuam për nevojën e një bashkëpunimi më të madh mes dy vendeve tona. E ritheksova synimin tim që sa më shumë kompani gjermane të investojnë në Kosovë. Për këtë do të punojmë në vazhdimësi. Edhe një herë falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës, e për më tepër tash në procesin e liberalizimit të vizave”, ka shkruar Veseli.