Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka takuar ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt, me të cilin ka diskutuar për rekomandimet e dala nga Samiti i Berlinit, i mbajtur dje.
Veseli, përmes një statusi në Facebook ka thënë se ky samit ishte një hap para për perspektiven evropiane të Ballkanit. Ai theksoi se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duhet të rezultojë me njohje.
“Në takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, vlerësuam se Samiti i Berlinit ishte një hap përpara për perspektivën evropiane të Ballkanit, e në veçanti për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky samit tregoi se, kur ka një vendosmëri dhe seriozitet, mund të ketë edhe rezultate dhe për këtë përgëzoj kancelaren Merkel dhe presidentin Macron. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian duhet të ndërtojnë strategjinë e qasjes për arritjen e Marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, që rezulton me njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Republika e Kosovës mirëpret rekomandimet nga ky samit dhe do të marrë obligimet e veta në bazë të vullnetit të qytetarëve të saj, fqinjësisë së mirë dhe orientimit të vet euroatlantik”, ka shkruar ai.
-
Haradinaj: Kosova i ka raportuar Berlinit zyrtar se është e gatshme për dialog
-
Veseli: Nuk pranojmë kushte të reja për liberalizim
-
Veseli i thotë deputetit gjerman se synon investime të kompanive gjermane në Kosovë
-
Veseli: Gjermania do ta mbështesë Kosovën në të gjitha fushat
-
Veseli takon presidentin e Gjermanisë, e fton ta vizitojë Kosovën