Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, është takuar me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, me të cilin thotë të kenë biseduar për zhvillimet e fundit politike, përfshirë takimin në Berlin.
“Prita në takim Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Kadri Veseli me të cilin biseduam për zhvillimet e fundit politike në vend. E njoftova z.Veselin për ecurinë e takimit në Berlin në mes përfaqësuesve të Zyrës së Kryeministrit, Kancelares Merkel, Presidentit Macron dhe palës serbe. Ky takim kishte për qëllim evidentimin e zbatimit të marrëveshjeve nga dialogut teknik dhe çka duhet të bëhet në vazhdim”, ka shkruar Haradinaj.
Ai thotë se në këtë takim Kosova i ka raportuar Berlinit zyrtar që Kosova i ka zbatuar të gjitha marrëveshjet e Brukselit dhe është e gatshme të vazhdojë këtë dialog, siç shkruan Haradinaj, “tashmë të kornizuar që çon në një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme dhe që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues”.
-
Haradinaj: Qëndrimi i Gjermanisë për mosndryshim të kufijve është tejet i rëndësishëm
-
Haradinaj: Kosova palë serioze në zbatimin e zotimeve të Procesit të Berlinit
-
Haradinaj: Gjermania mbetet partneri kryesor i Kosovës
-
Haradinaj: Gjermania do njohje reciproke Kosovë-Serbi në kufijtë ekzistues
-
Kronikë e KTV-së nga takimi i kryeministrit Haradinaj me kancelaren Merkel