Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur “të tmerrshëm" faktin e dënimit me dy vjet burgim të Ivan Todosijeviqit ngase për krimin e Reçakut ka thënë se "është i trilluar", transmeton Koha.net.
Lexoni edhe: Dy vjet burgim ish-ministrit Todosijeviq që masakrën e Reçakut e quajti trillim
Ai në lidhje me këtë rast tha se edhe vetë e përsërit tash – krim i fabrikuar në Reçak, ndërsa ka pyetur "a do të na dënojnë të gjithë neve për këtë".
“Kjo është e tmerrshme”, u ka deklarua ai para gazetarëve sot në qytetin serb, Shabac, duke shtuar: “Të gjithë anëtarët e Listës Serbe do ta përsërisin njësoj, ja edhe unë po e përsëris tash – krim i fabrikuar në Reçak, për të cilin çdo gjë ka falsifikuar ai mashtruesi botëror, pisi dhe hohshtapleri Walker”, është shprehur Vuçiqi me shprehje të padenja për diplomatin e përmasave ndërkombëtare, William Walker, ani pse e vërteta për masakrën e Reçakut mbetet një nga krimet më të rënda serbe në Kosovë.
Lexoni edhe: Gjuriqi thotë “Të gjithë ne jemi Ivan Todosijeviqa” - i dënuar për nxitje të urrejtjes nacionale në Kosovë
-
Ish-ambasadori Walker e quan propagandë të Serbisë deklaratën e Vuçiqit për Reçakun
-
Thaçi: Paqja dhe pajtimi nuk mund të ndërtohen duke mohuar krimet
-
Todosijeviq dënohet në Kosovë për nxitje të urrejtjes, përkrahet nga Serbia
-
Vuçiq: Todosijeviq e tha të vërtetën, masakra e Reçakut ishte fabrikim i Walkerit
-
Todosijeviq lirohet nga akuzat pas deklaratës për Reçakun