Në konferencën para mediave në Beograd, pas takimit me përfaqësuesit serbë të Kosovës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se deklaratat e tashmë ish-ministrit të MAPL-së së Kosovës, Ivan Todosijeviq, se “masakra e Reçakut ka qenë trillim”, janë deklarata të vërteta dhe se gjithçka është fabrikuar nga ambasadori i atëhershëm i OSBE-së, William Walker.
“Sikur ata janë djem të mirë, që kanë luftuar për liri kundër disa shejtanëve, sikur Todosijeviq ka vrarë 19 dëshmitarë, e jo dikush tjetër. Ai ka thënë diçka që nuk i pëlqen lobit kriminal shqiptar”, ka thënë Vuçiqi, transmeton Koha.net.
Artikuj të ngjashëm
-
Walker: Vuçiqi e di mirë se çfarë ndodhi në Reçak
-
FDH-ja thotë se mungon bashkëpunimi i prokurorive të Kosovës e Serbisë për krimin e 15 janarit
-
Ish-ambasadori Walker e quan propagandë të Serbisë deklaratën e Vuçiqit për Reçakun
-
Thaçi: Paqja dhe pajtimi nuk mund të ndërtohen duke mohuar krimet
-
Edhe Vuçiqi thotë Reçaku është i trilluar, Walkerin e quan “mashtrues e hohshtapler”