William Walker, ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë që 21 vjet më parë e dha alarmin për krimet serbe në Reçak, i është përgjigjur ashpër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në një intervistë për BBC-në në gjuhën serbe, Walkeri ka thënë se Vuçiqin e kujton si ministër të Informimit të Partisë Radikale Serbe gjatë regjimit të Slobodan Milosheviqit.
“Kanë kaluar 20 vjet, mund t’i falim dhe harrojmë të pavërtetat që janë folur rreth meje – nuk kam punuar për CIA-n, nuk kam qenë pjesë e një konspiracioni botëror kundër Serbisë. Vuçiqi sot është president dhe për njëfarë arsye ai më përmend edhe më tutje, vazhdon të flasë të pavërteta, pasi që ai e di se çfarë ka ndodhur në Kosovë dhe në Reçak – dhe kjo më irriton”.
Ëalker thotë se Vuçiqin nuk e njeh personalisht, por se është duke i përcjellur deklaratat e tij.
Vuçiqi kohë më parë kishte thënë se Walker e “falsifikoi Masakrën e Reçakut”.
-
Walker: Pas përfundimit të misionit në Kosovë, askush s’më pyeti se çfarë kishte ndodhur
-
Walker: S’e pata të vështirë t’ia tregoja botës të vërtetën që e pashë në Reçak
-
Walker: I tregova botës çka pashë në Reçak
-
Kosova çmon Walkerin për jehonën që i bëri krimit serb në Reçak
-
Walker: Serbia ka investuar shumë në propagandën kundër masakrës së Reçakut