Arbëri

Gjuriqi thotë “Të gjithë ne jemi Ivan Todosijeviq” - i dënuar për nxitje të urrejtjes nacionale në Kosovë

Foto: Tanjug
 

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nuk i ka kursyer shpifjet dhe cilësimet denigruese ndaj autoriteteve të Kosovës pas dënimit të Ivan Todosijeviqit, ish ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, për shkak të “nxitjes së urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”, në lidhje me masakrën serbe të Reçakut.

Siç raporton agjencia serbe e lajmeve, FoNet, Gjuriqi ka thënë se “shovinistët shqiptarë edhe zyrtarisht kanë suspenduar të gjitha të drejtat e popullit serb në Kosovë e Metohi për liri të mendimit e të fjalës, duke e dënuar Ivan Todosijeviqin me dy vjet burgim”, transmeton Koha.net.