Pas reagimit kundërshtues që erdhi nga Dega e AAK-së në Pejë ndaj projektit të përfolur për ndërtimin e hidrocentraleve në Lumëbardh, edhe dega e PDK-së në këtë qytet del me një qëndrim të njëjtë.
Kjo Degë, në një reagim dërguar mediave, thotë se bashkë me Rininë Demokratike të Kosovës, ka marrë iniciativë për organizimin e peticionit për ta kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Lumbardh.
“Qytetarë të shumtë kanë nënshkruar peticionin përmes secilit njëzëri kundërshtojnë mundësinë e ndërtimit të hidrocentraleve në Lumbardh. PDK në Pejë do të vazhdojë edhe ditëve në vijim me mbledhjen e nënshkrimeve nga ana e qytetarëve për ta kundërshtuar fuqishëm çdo përpjekje që do të vijë nga kushdo qoftë që do të dëmtonte ambientin në Pejë”, thuhet në komunikatën e Degës së PDK-së në Pejë.
Reagime e kundërshtime ndaj planeve për ndërtimin e hidrocentraleve në shtratin e Lumbardhit të Pejës ka pasur ditëve të fundit nga shumë aktorë politikë, nga shoqëria civile e nga qytetarët e Pejës.
-
Mbi 6 mijë qytetarë nënshkruajnë peticionin e PDK-së kundër hidrocentraleve në Lumbardh
-
PSD: Mos u dorëzoni para interesave private të “të fuqishmëve”, ruajtja e Lumbardhit është betejë kundër krimit mjedisor
-
Protesta në Pejë kundër shkatërrimit të Lumbardhit - “Politikën e japim, Lumbardhin s’e japim”
-
Sot protestohet kundër shkatërrimit të Lumbardhit
-
AAK-ja kundër projektit të Hidrocentralit në Lumëbardhin e Pejës