Edhe shkolla fillore “Iliria” në Bregun e Diellit të premten do të mbajë mësim me orarin e rregullt, pavarësisht vendimit të Drejtorisë Komunale të Arsimit për ndryshim për shkak të muajit të Ramazanit.
Siç ka mësuar KOHA, prindërve të nxënësve që vijojnë mësimin në këtë shkollë të kryeqytetit u është dhënë informata nga mësimdhënësit se orari do të jetë i rregullt të paktën edhe të premten. Në mesazh është cekur se po që se ka ndryshime, ato mund të vlejnë prej të hënës.
Më herët gjatë ditës, Drejtoria e Arsimit në Prishtinës vendosi që mësimi të nisë nga ora 07:30, të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit dhe të reduktohen pushimet e gjata “në respekt të agjëruesve”.
Paraprakisht, shkolla “Ismail Qemali” bëri të ditur se e ka të pamundur ta respektojë këtë vendim dhe se orari do të jetë i rregullt, siç ka qenë deri tash.
Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ndryshon orarin e mësimit “në respekt të agjëruesve”
Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka vendosur që të bëjë ndryshime në procesin mësimor me fillimin...-
Ndryshimi i orarit mësimor për Ramazan shihet në kundërshtim me parimin laik të shtetit
-
Shahini për ndryshimin e orarit gjatë Ramazanit: Vendim nga realiteti praktik i shkollave
-
Shkolla “Ismail Qemali” thotë se s’ka mundësi ta ndryshojë orarin mësimor
-
Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ndryshon orarin e mësimit “në respekt të agjëruesve”
-
Tash e dy javë nxënësit në Lismir nuk po e vijojnë mësimin