Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe dy javë afat, deri tash më pak se 20% e zyrtarëve kanë deklaruar pasurinë

Qeveria

Vetëm 1.920 zyrtarë publikë e kanë deklaruar pasurinë, sipas Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. Kjo agjenci ka bërë thirrje që të kryhet ky obligim, në të kundërtën zyrtarët do të sanksionohen sipas legjislacionit në fuqi. Janë edhe mbi 8.000 zyrtarë të tjerë që obligohen ta kryejnë këtë proces

Kur kanë mbetur edhe dy javë deri në përfundimin e afatit për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, vetëm 1.920 zyrtarë publikë e kanë kryer këtë obligim.

Sipas Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, 8.420 të tjerë nuk e kanë deklaruar pasurinë dhe atyre u është bërë thirrje ta kryejnë këtë obligim ligjor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas APK-së, deklarimi i rregullt i pasurisë është proces që kontribuon në forcimin e integritetit institucional dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve.

“Deklarimi në kohë i pasurisë forcon kulturën e integritetit në institucionet tona dhe njëkohësisht kontribuon në shmangien e pasojave dhe sanksioneve të parapara në rast të mosrespektimit të obligimit ligjor”, ka thënë në një njoftim, Yll Buleshkaj, drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Sipas APK-së, mosdeklarimi brenda afatit, vonesa në deklarim apo deklarimi i pasaktë përbën shkelje ligjore. 

Në këtë agjenci thonë se sanksionet përfshijnë gjoba deri në 500 euro e paraqitje të kallëzimit penal. 
Sipas ligjit, Gjykata mund të shqiptojë edhe dënim me burgim deri në 5 vjet.

Gjatë vitit të kaluar, sipas Agjencisë për Parandalimin e Pasurisë mbi 100 zyrtarë publikë nuk e kanë deklaruar pasurinë e tyre në përputhje me afatet ligjore.

Deri më 2024, zyrtarë të shumtë publikë janë dënuar për mosdeklarim apo deklarim të rrejshëm të pasurisë. 

E pas këtij viti, me qindra zyrtarë nuk janë ndjekur penalisht, pasi Supremja e ka vlerësuar vetëm si kundërvajtje mosdeklarimin e pasurisë.