Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pak orë deri në mbyllje të afatit, ende qindra zyrtarë publikë s’e kanë deklaruar pasurinë

apk

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka njoftuar se kanë mbetur vetmë edhe pak orë deri te mbyllja e afatit për deklarimin e pasurisë nga zyrtarët publikë. 

APK-ja ka njoftuar se deri më tash 271 zyrtarë ende nuk e kanë filluar procesin e deklarimit të pasurisë, ndërsa 276 janë në proces të deklarimit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë është njoftuar se 9825 zyrtarë publikë e kanë përfunduar procesin e deklarimit. 

Afati i fundit për deklarimin është sonte në orën 23:59:59.  Të dhënat e publikuara janë të orës 16:00. 

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj tha se çdo mosveprim brenda afatit do të ketë pasoja ligjore, përfshirë shqiptimin e gjobave dhe inicimin e procedurave të mëtejme. 

“Deklarimi nuk është opsion, por obligim ligjor dhe përgjegjësi ndaj publikut. Ftojmë të gjithë zyrtarët që të përfundojnë deklarimin pa asnjë vonesë. Mosrespektimi i afatit sjell pasoja ligjore. Koha po mbaron – veproni tani”, tha Buleshkaj.

Agjencia ka njoftuar se ekipet përkatëse janë në dispozicion për kujdestari, mbështetje teknike dhe sqarime të nevojshme deri në përmbyllje të afatit, megjithatë thekson se përgjegjësia për deklarim në kohë mbetet individuale dhe e pa transferueshme për secilin zyrtar publik.