Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe dy ditë afat, Baraliu: Një marrëveshje VV-LDK për presidentin ende e mundur

Mazllum Baraliu

Kuvendit të Kosovës i kanë mbetur edhe dy ditë afat për zgjedhjen e presidentit të ri. Por, bazuar në qëndrimet e partive politike parlamentare, vështirë se do të ketë zgjidhje për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Megjithatë, profesori universitar Mazllum Baraliu, ka vlerësuar se oferta e fundit e kryeministrit Albin Kurti për partitë opozitare, LDK dhe PDK, lidhur me zgjedhjen e presidentit, ka ardhur me vonesë, por megjithatë duhet shfrytëzuar si mundësi për zgjidhje, raporton KosovaPress.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, oferta e LDK-së që është dhënë së fundmi, “është një ofertë serioze”.

Baraliu për KosovaPress ka deklaruar se çështja e presidentit është dashur të trajtohej menjëherë pas zgjedhjeve, pasi sipas tij është një proces që ndikon drejtpërdrejt në

“Meqë kemi ardhur në situatë kur kemi thjesht këtë gjendje çfarë e kemi, ‘më mirë vonë se kurrë’ thotë populli me të drejtë dhe ne po mendojmë që deri në momentet e fundit duhet shfrytëzuar mundësia. Dhe mundësia, oferta e LDK-së që është dhënë së fundmi, unë mendoj që është një ofertë serioze dhe do të duhet meqë edhe ashtu është ofruar mundësia nga fituesi i zgjedhjeve të këtyre dy partive opozitare që t'i zgjedhin nga tre kandidatë, atëherë do të duhet të diskutohet dhe të përfundojë shumë shpejt me një marrëveshje ku do të kishte një kandidat nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i cili apo edhe më shumë, i të cilët do të përkrahnin fillimisht me dhënien e nënshkrimeve”, tha Baraliu. 

Ai e konsideron të arsyeshme kërkesën që kandidatët për president të mos jenë aktivë politikisht, duke theksuar se kjo nuk duhet parë si kusht strikt, por si kërkesë që mund të negociohet.

“Ish-presidentja nuk është tani më në politikë dhe ajo është kandidate mendoj unë e duhur që mund të ofrohet. Por megjithatë kryetari i LDK-së nuk e ka lënë si të vetmen mundësi, ai me fjalë të tjera heshtazi ka pranuar që të ketë tre kandidatë ose dy, por njëri prej tyre mund të ishte Vjosa, gjegjësisht ish-presidentja që në fakt mendoj unë që asgjë nuk është jashtë kërkesave të fituesit të zgjedhjeve që këta kandidatë mos jenë partiakë”, u shpreh Baraliu.

Baraliu vlerëson se ekziston ende hapësirë ligjore dhe politike për arritjen e një marrëveshjeje, duke iu referuar edhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili parasheh afate të qarta për zgjedhjen e presidentit.

Të shtunën, Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje PDK-së dhe LDK-së që të propozojnë tre kandidatë të përbashkët - konsensual, për president.

Megjithatë, PDK-ja tashmë e ka refuzuar këtë propozim.

Ndërsa, Lumir Abdixhiku ka kërkuar nga lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti garanci për sigurimin e 66 votave nga partia e tij në rast se LDK-ja propozon Vjosa Osmanin për presidente.
Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 28 prill të zgjedh presidentin e ri të vendit. Vjosa Osmani ka përfunduar mandatin pesëvjeçar më 4 prill.