(Lajm i përditësuar 14:18) - Është gjetur trupi i pajetë i aplinistit i cili kishte rrëshqitur në Majën e Hajlës.
Sipas informacioneve nga “Vijesti”, C.F. po ecte përgjatë një shtegu për ecje malore kur ra nëpër një grumbull dëbore, një mbulesë e formuar nga erërat e forta dhe akumulimi i borës mbi një shpat të pjerrët, pranë majës.
Kërkimi për të ka nisur që nga e shtuna.
Ekipet e shpëtimit vazhduan kërkimin, të cilin e kishin ndërprerë më parë për shkak të kushteve të këqija të motit dhe mjegullës së dendur, dhe gjetën vendndodhjen e alpinistit të rënë, një kilometër larg kasolles Grope në Hajla.
Alpinistë malazezë, anëtarë të Shërbimeve të Shpëtimit Malor të Rozhajës dhe të Kosovës, si dhe zjarrfikës dhe oficerë policie nga Rozhaja morën pjesë në operacionin e shpëtimit.
Dyshohet për rrëshqitjen e një bjeshkatari në Majën e Hajlës, nis operacioni kërkim-shpëtimit
Edhe
Qytetari në Rahovec has në mbetje mortore, dyshohet se i nxorrën në sipërfaqe vërshimet
Një bjeshkatar që dyshohet të ketë rrëshqitur në Majën e Hajlës përgjatë kreshtës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, është duke u kërkuar.
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka njoftuar se në gjetjen e tij janë angazhuar bashkë me Shërbimin e Shpëtimit Malor të Malit të Zi dhe autoritetet kompetente të këtij shteti.
“Sipas informatave fillestare nga terreni, një bjeshkatar me inicialet C.F dyshohet se ka rrëshqitur nga kreshta, duke humbur kontaktin me pjesëtarët e tjerë të grupit. Kushtet e pafavorshme atmosferike, të shoqëruara me reshje bore dhe dukshmëri të kufizuar, janë duke e vështirësuar realizimin e operacionit. Ekipet e kërkim-shpëtimit nga të dyja shtetet janë të angazhuara në mënyrë të koordinuar në operacionin ndërkufitar, me qëllim lokalizimin dhe ofrimin e ndihmës ndaj personit të raportuar”, thuhet në njoftim.
-
Gjenden mbetjet mortore të personit që u raportua i zhdukur në tetor të vitit 2025 në Malishevë
-
Gjenden eshtra njeriu që dyshohet se i përkasin një personi që u zhduk vitin e kaluar
-
Gjendet trupi i pajetë i 25-vjeçarit të zhdukur në Batllavë
-
Gjendet trupi i pajetë i 25-vjeçarit të zhdukur në Liqenin e Batllavës