Një person në Rahovec ka njoftuar Policinë e Kosovës pasi derisa po ecte në një fushë të hapur, ka hasur në disa mbetje mortore.
Dyshohet se ajo të njeriut dhe kanë dalë në sipërfaqe nga vërshimet që së fundmi përfshinë këtë komunë.
“Ankuesi ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke ecur në fushë të hapur ka vërejtur mbetje mortore që dyshohet se janë të njeriut dhe janë sjellë aty nga uji i reshjeve të fundit atmosferike. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë tërhequr mbetjet mortore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti po hetohet.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbetjet mortore që vërshimet i nxorën në sipërfaqe në Rahovec dërgohen në IML
-
Nis hetimi për vdekjen e një personi në Rahovec
-
FSK-ja shpërthen mjetin që u gjet nga një banor në një fushë në Rahovec
-
Në Rahovec gjenden sërish mbetje mortore që dyshohet se i përkasin një viktime të luftës
-
Zhvarrosen mbetjet mortore të edhe një individi në Rahovec