Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjenden mbetjet mortore të personit që u raportua i zhdukur në tetor të vitit 2025 në Malishevë

Policia

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 23 korrik 2026, në një zonë malore afër fshatit Shkozë, Malishevë janë gjetur disa mbetje mortore të cilat u dyshua që janë të personit H.S. (mashkull, i moshës madhore) që ishte raportuar i zhdukur nga data 5 tetor 2025. 

Për këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë në bashkëpunim me institucionet e tjera përkatëse, ka zhvilluar operacione të njëpasnjëshme kërkim-shpëtimi, mirëpo pa rezultat në lokalizimin e tij.

Mbetjet mortore të viktimës thuhet se u dërguan për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për analizat përkatëse. 

Policia ka njoftuar se të hënën (sot) është njoftuar zyrtarisht se ekzaminimi ka përfunduar dhe pas konsultimin me prokurorin e shteti mbetjet mortore u janë dorëzuar familjarëve.