Avokati i Komunës së Gjilanit është duke ndjekur penalisht drejtorin e Shërbimeve Publike, Naser Korça, i cili akuzohet për keqpërdorimin e pozitës zyrtare, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ai ka lejuar bizneset të operojnë në mënyrë të kundërligjshme duke shfrytëzuar hapësirat publike pa pasur leje të lëshuar nga autoritetet komunale.
Drejtori komunal akuzohet se nuk ka marrë masa për lirimin e hapësirave publike dhe se Komuna e Gjilanit në këtë rast është cilësuar si palë e dëmtuar. Avokati i Komunës ka përkrahur akuzën e prokurorisë duke i’u bashkangjitur ndjekjes penale. Por drejtori Korça nuk është suspenduar nga puna.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
Artikuj të ngjashëm
-
Drejtori nën aktakuzë nuk suspendohet nga detyra në
-
Shpallen të pafajshëm drejtorët komunalë të Gjilanit, Naser Korça e Valon Shefkiu
-
Ngrihet aktakuzë ndaj drejtorit të Urbanizmit në Gjilan, lëshoi kundërligjshëm leje ndërtimore
-
Kërkohet shkarkimi i tre drejtorëve të akuzuar për keqpërdorim të pozitës në Prizren
-
Haskuka: Aktakuza ndaj drejtorëve është e pabazë, punët e komunës po bllokohen