Gjykata Themelore në Gjilan, i ka shpallur të pafajshëm drejtorin aktual të Shërbimeve Publike në Komunën e Gjilanit, Naser Korça si dhe ish-drejtorin e Urbanizimit, Valon Shefkiu, të cilët akuzoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Pas procesit maratonik gjyqësor të filluar një vit më parë, Gjykata Themelore tashmë ka hedhur poshtë pretendimet e Prokurorisë për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndaj zyrtarëve në fjalë”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Në aktgjykimin e shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Zyhdi Haziri ka deklaruar se nuk është vërtetuar se dy të akuzuarit kanë kryer veprën penale me të cilën akuzoheshin.
Artikuj të ngjashëm