Organizatat e shoqërisë civile kanë kërkuar nga kryetari i Komunës së Prizrenit, shkarkimin e tre drejtorëve komunal ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës.
Sipas një njoftimi dërguar mediave, Prokuroria Themelore në Prizren me datë 3 dhjetor 2019 ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër tre drejtorëve komunalë dhe dy personave tjerë për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2, pika 2.6 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMarrë parasysh mungesën e vullnetit individual të tre drejtorëve komunalë të cilët kanë aktakuzë të ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren për të reflektuar në dhënien e dorëheqjes nga pozita e drejtorit të drejtorisë komunale, Organizatat e poshtëshënuara të Shoqërisë Civile, kërkojnë nga kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka ndërmarrjen e veprimeve konkrete në shkarkimin e vartësve të tij ose kërkimin e dorëheqjes së tyre.
“Organizatat e Shoqërisë Civile kujtojnë se premtimet elektorale të kryetarit Haskuka ishin në vendosjen e standardeve për rastet e tilla dhe ruajtjen e kredibilitetit institucional. Pasi që në rastin e drejtorit të drejtorisë për ekonomi dhe financa është zbatuar praktika e dorëheqjes, kërkojmë që edhe në këtë rast tre drejtorët komunalë të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare të dorëhiqen ose të shkarkohen nga postet e tyre deri në vendimin e Gjykatës”, thuhet në njoftim.
Organizatat e poshtëshënuara të Shoqërisë Civile konsiderojnë se ndërmarrja e veprimeve konkrete për dorëheqje ose shkarkim të udhëheqësve të drejtorive komunale në rastet e ngritjes së aktakuzave, do të tregonte vullnetin e sinqertë në përmbushjen e premtimeve për rritjen e standardeve dhe ndryshimin e praktikave për të siguruar institucione me kredibilitet.
“Në të kundërtën, vazhdimi i punës në ushtrimin e funksioneve të larta publike të zyrtarëve që kanë të ngritura aktakuza për keqpërdorim të detyrës zyrtarë, do të ulë besimin e qytetarëve në institucionet lokale dhe do të shërbejë si një praktikë jo e mirë në arsyetimin e veprimeve pranë organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftim.