Zv.kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka pritur sot në takim ambasadorin e Kosovës në Podgoricë, Ylber Hysa, dhe sipas një njoftimi nga kabineti i qeveritar malazez, konstatim i përbashkët ishte se Mali i Zi dhe Kosova kanë marrëdhënie të mira të bazuara në respekt të ndërsjellë dhe në perspektivë të përbashkët evropiane.
“Politika e mirë fqinjësore, besimi i ndërsjellë dhe perspektiva e përbashkët evropiane janë karakteristika të marrëdhënieve mes Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Abazoviqit, shkruan gazeta "Vijesti" të hënën.
Sipas njoftimit, në takim është folur edhe për rëndësinë që ka dialogu Kosovë – Serbi, pastaj për vaksinimin e popullatës kundër COVID-19 dhe tema të tjera.
Abazoviq është politikan shqiptar nga Ulqini dhe në zgjedhjet e fundit me lëvizjen e tij, URA, fitoi katër mandate në Kuvendin e Malit të Zi.
-
Abazoviq: Vota e Malit të Zi kundër Kosovës tregon realitet të ri
-
Abazoviq siguron Kurtin: Mali i Zi s’do të ndërrojë qëndrim ndaj Kosovës
-
Abazoviqi propozon që rundi i ardhshëm i bisedimeve Kosovë-Serbi të mbahet në Mal të Zi
-
Abazoviqi mbështet arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare Kosovë - Serbi
-
Abazoviq takohet me Osmanin: Mali i Zi po promovon bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon