Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se ofron mbështetje për t’u arritur një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
Abazoviq ka folur me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
“Ne prekëm temat që kanë të bëjnë me situatat rajonale, veçanërisht kur bëhet fjalë për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. Mali i Zi mbështet plotësisht përpjekjet e administratës amerikane dhe evropiane, si dhe të fqinjëve dhe miqve tanë, për të arritur përfundimisht një marrëveshje e për të krijuar kushtet që Ballkani Perëndimor të shkelë në një të ardhme më të mirë”, ka thënë Abazoviq, raporton “Vijesti”.
Artikuj të ngjashëm
-
Abazoviqi propozon që rundi i ardhshëm i bisedimeve Kosovë-Serbi të mbahet në Mal të Zi
-
Abazoviq takohet me Kurtin, ofron mbështetje për zgjidhje të përhershme në rajon
-
Abazoviq takohet me Osmanin: Mali i Zi po promovon bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon
-
Gjukanoviq: Të bindur se është e mundur të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë
-
Abazoviq mirëpret marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë