Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka takuar të mërkurën kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa ka ofruar mbështetjen për zgjidhje të përhershme në rajon.
Në një postim në Facebook, Abazoviq ka thënë se me Kurtin kanë biseduar edhe për lidhjet në infrastrukturë, idetë e reja dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
“Mali i Zi ofron mbështetje të plotë për zgjidhje të përhershme për rajonin. Sot fola me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për lidhjet tona të mira në infrastrukturë, idetë e reja dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhënie të mira fqinjësore”, ka shkruar Abazoviq.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti dhe kryeministri i Malit të Zi flasin për rrugën e përbashkët të integrimit evropian
-
Abazoviq: I kam bërë apel Kurtit të mos hyjë në konflikt me ndërkombëtarët
-
Osmani pret Abazoviqin
-
Abazoviq thotë se s’do të ketë ndryshim të qëndrimeve të Malit të Zi ndaj Kosovës
-
Abazoviq siguron Kurtin: Mali i Zi s’do të ndërrojë qëndrim ndaj Kosovës