Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, pas takimit me homologen e tij të Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar lidhur me bashkëpunimin në konsolidimin e stabilitetit në rajon dhe përkrahjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në konferencën e mbajtur për media, ai ka shprehur bindjen e tij se është e mundur të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme dhe ligjërisht e detyrueshme, afatgjatë midis Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka shtuar se si fqinjë e mbështesin Kosovën, pasi sipas tij, arritja e marrëveshjes përfundimtare është një nga interesat më të rëndësishme për gjithë rajonin.
“Jemi të bindur se është e mundur të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme ligjërisht e detyrueshme, afatgjatë. Ne si fqinj të përgjegjshëm duam ta mbështesim Kosovën, këtë e bëjmë edhe në kontaktet tona me Serbinë, ky është sigurisht interesi i tyre parësor, por është, më lejoni të mos gënjehem, një nga interesat më të rëndësishme të të gjithë neve që jetojmë në këtë rajon. Me zgjidhjen e kësaj çështjeje do të përmirësohej dukshëm stabiliteti i këtij rajoni, me këtë krijohen kushtet për një angazhim më të plotë në zhvillimin ekonomik dhe demokratik të rajonit tonë. Prandaj, ne besojmë në dialog dhe besojmë se partnerët tanë evropianë dhe amerikanë mund të na ndihmojnë në atë dialog. E mbyll me mirënjohje për vizitën dhe mirënjohje për propozimet miqësore dhe konstruktive që, jam i sigurt, do të çojnë në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona ndërshtetërore”, ka thënë Gjukanoviqi.
-
Abazoviqi mbështet arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare Kosovë - Serbi
-
Osmani e Gjukanoviqi zotohen që kontestet për kufi t’i zgjidhin në frymë miqësore
-
Gjukanoviq: Serbia ishte platformë për interesat ruse në Ballkanin Perëndimor
-
Serbia e shqetësuar për mbështetjen që Mali i Zi po ia jep Kosovës
-
Milanoviq: Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Kroacisë për anëtarësim në KiE