Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Drejtori i Administratës emërohet nënkryetar i Pejës

Nënkryetari i ri i komunës së Pejës, Fatmir Asllani dhe ish-nënkryetari, Shkumbin Gashi

Fatmir Asllani (LDK) është emëruar nënkryetar i Komunës së Pejës.

Kjo është konfirmuar të hënën nga shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, Durim Sheremeti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Asllani në gjashtë vjetët e fundit ka qenë drejtor i Administratës Komunale.

Ai është emëruar me vendim të kryetarit Muhaxheri.

Në ditët në vijim, pritet të emërohet drejtori i ri i Administratës Komunale.

Nënkryetari i deritashëm i kësaj komune, Shkumbin Gashi, i cili në këtë post shërbeu në gjashtë vjetët e fundit, dha dorëheqjen për t’u bërë deputet në Kuvendin e Kosovës.

Gashi ishte në listën e pritjes të LDK-së dhe fitoi rastin, meqë deputetët nga LDK-ja dorëzuan mandatet pasi u emëruan ministra në Qeverinë Kurti.