Dy zyrtarë të Doganës janë suspenduar deri në hetimin e plotë për një konflikt të dyshuar, i cili mund të jetë përshkallëzuar në kontakt të dhunshëm fizik, ka njoftuar Dogana e Kosovës.
Për shkak të sjelljes së tyre, Dogana ka thënë se ka marrë vendimin.
“Menaxhmenti i Doganës së Kosovës pohon pa mëdyshje se sjelljet e pahijshme brenda organizatës sonë nuk do të tolerohen”, thuhet në njoftimin e saj.
Ndërkaq, ka shtuar se pret hetim transparent.
“Kjo çështje do t’i nënshtrohet një procesi hetimor rigoroz dhe transparent për të hedhur dritë mbi të gjitha rrethanat e konfliktit të supozuar. Ne jemi të përkushtuar për të zbuluar të vërtetën dhe për të siguruar që masat e duhura janë ndërmarrë si rezultat i gjetjeve”.
-
Dy policë u përleshën brenda stacionit policor në Prishtinë, kërkohet suspendimi i tyre
-
Përleshje në Veternik, arrestohen dy të dyshuarit
-
Kërcënohet një zyrtar doganor pas evidentimit të një kontingjenti të dyshimtë me derivate
-
Suspendohet zyrtari korrektues, dyshohet se plagosi një person
-
Rekomandohet suspendimi i dy policëve për kanosje në raste të ndara