Një zyrtar doganor është larguar nga puna, pasi që dyshohet që gjatë ushtrimit të detyrave të punës ka bërë shkelje serioze të kodit të etikës.
Kështu ka bërë të ditur Dogana e Kosovës nëpërmjet një komunikate për medie, sipas së cilës, ndaj zyrtarit të larguar nga puna është duke vijuar një proces gjyqësor në Gjykatën Themelore të Pejës.
“Dogana e Kosovës ka marr vendim për largim nga puna të zyrtarit doganor, ndaj të cilit është në vijim procesi gjyqësor penal në Gjykatën Themelore në Pejë. Dogana e Kosovës është mirënjohëse për Prokurorinë Themelore që është duke bërë ndjekjen dhe për faktin se kanë siguruar provat, te cilat ka administruar Dogana e Kosovës në procedurë administrative. Provat e administruara janë të qarta për të besuar se zyrtari doganor gjatë ushtrimit të detyrave të punës ka bërë shkelje serioze të kodit të etikës, e të cilat janë të pa pranueshme për sistemin e standardeve dhe vlerave që përfaqëson Dogana e Kosovës si institucion publik. Dogana e Kosovës është në shërbim të interesit publik dhe zyrtarët janë të trajnuar për të ushtruar detyrat e punës në mënyrë profesionale, duke pasur në konsideratë përgjegjësinë për të përmbushur misionin e Doganës së Kosovës, që i shërben mbrojtjes së qytetarëve, ekonomisë dhe përfaqësimit dinjitoz të autoritetit ligjor. Çdo devijim nga kjo do të jetë i dënueshëm pa përjashtim”, thuhet në njoftimin e Doganës.
-
Largohet nga puna një doganier, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare
-
Dogana largon nga puna pesë zyrtarë, thotë se e keqpërdorën detyrën
-
Dogana shkarkon nëntë zyrtarë
-
Policia largon nga puna një toger, thotë se ndaj tij ishin iniciuar 15 raste për shkelje disiplinore
-
Kërcënohet një zyrtar doganor pas evidentimit të një kontingjenti të dyshimtë me derivate