Dogana e Kosovës ka shkarkuar pesë zyrtarë dhe i ka degraduar dy të tjerë, për shkak se, siç ka thënë ky institucion, janë identifikuar prova për keqpërdorim të detyrës nga ta.
Siç ka njoftuar Dogana në një komunikatë për media të enjten, vendimi është marrë pas një hetimi të hollësishëm.
“Pas një procesi të plotë hetimor, Dogana e Kosovës ka larguar nga puna pesë zyrtarë dhe ka degraduar dy të tjerë. Ky hetim identifikoi prova për keqpërdorim të detyrës, që çoi në këto veprime. Të gjitha veprimet disiplinore janë në përputhje me standardet e brendshme dhe janë kryer me respektimin e procesit të rregullt, duke rikonfirmuar se Dogana e Kosovës nuk toleron asnjë formë të abuzimit të detyrës gjë që forcon angazhimin tonë për transparencë dhe llogaridhënie”, thuhet në komunikatë.
Dogana ka thënë se është e përkushtuar në sundim të ligjit dhe luftim të keqpërdorimeve.
Ky institucion ka bërë thirrje që qytetarët të raportojnë çdo shkelje që hasin. Këtë mund ta bëjnë nëpërmjet aplikacionit “eDogana”.
-
Kërcënohet një zyrtar doganor pas evidentimit të një kontingjenti të dyshimtë me derivate
-
“Shkelje të rënda të detyrave”, “Trepça” largon nga puna udhëheqësit e Terminalit Doganor
-
Arrestohen tetë doganierë dhe një polic
-
Arrestohen disa doganierë e një polic në veri
-
Tre zyrtarë policorë mes gjashtë të arrestuarve për keqpërdorim detyre e ryshfet