Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se me vendim të kryeshefit ekzekutiv, janë larguar përkohësisht nga puna udhëheqësit e Terminalit Doganor.
Sipas njoftimit, inicialet e zyrtarëve të larguar janë: B.N, M.Th, V.S, M.ZH.
Vendimi thuhet se është marrë pasi u konstatua se u kryen shkelje të rënda të detyrave të punës.
“Më datë 01.10.2025, me vendim të Kryeshefit Ekzekutiv të “Trepça” Sh.A., nr. prot: 8133 dhe 8134, janë larguar përkohësisht nga puna udhëheqësit e Terminalit Doganor: B.N, M.TH, V.S, M.ZH. Ky vendim është marrë në bazë të raportit nr. prot: 6915 dhe pas analizës së tij, në të cilin janë konstatuar shkelje të rënda të detyrave të punës, të përcaktuara në nenin 10, paragrafi 1, nënparagrafët 1.1, 1.5 dhe 1.13 të Rregullores për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale, nr. prot: 2906, datë 30.07.2020”, thuhet në njoftim.
-
Dogana largon nga puna pesë zyrtarë, thotë se e keqpërdorën detyrën
-
Policia largon nga puna një toger, thotë se ndaj tij ishin iniciuar 15 raste për shkelje disiplinore
-
Trepça pezullon dy punonjës, dyshohet se organizonin transportim të xehes jashtë orarit
-
Trepça pezullon një punëtor, dyshohet për ndërprerje të ventilimit në minierë
-
Kërcënohet një zyrtar doganor pas evidentimit të një kontingjenti të dyshimtë me derivate