Ndërmarrja Trepça ka njoftuar se ka pezulluar nga puna një punëtor të Njësisë Biznesore “Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë”, pas dyshimeve për shkelje të rëndë në vendin e punës.
Sipas ndërmarrjes, punëtori dyshohet se ka ndërprerë në mënyrë të qëllimshme energjinë elektrike të ventilatorit që shërben për ventilimin në minierë, duke e bërë atë jofunksional.
"Me datën 14.04.2026, Kryeshefi Ekzekutiv ka nxjerrë Vendimin me nr. prot. 3167 për largimin e përkohshëm nga puna të punonjësit z. M.LL., i punësuar në Njësinë Biznesore 'Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë'. Ky vendim është nxjerrë në bazë të denoncimit me nr. prot. 557, të datës 14.04.2026, të paraqitur nga Drejtori i Prodhimit në njësinë përkatëse, sipas të cilit i njëjti dyshohet se ka kryer veprime të kundërligjshme. Konkretisht, i njëjti dyshohet se ka ndërprerë energjinë elektrike të ventilatorit që shërben për ventilimin në minierë, duke e bërë atë jofunksional në mënyrë të qëllimshme", thuhet në njoftim.
-
Trepça pezullon dy punonjës, dyshohet se organizonin transportim të xehes jashtë orarit
-
Minatorë të Kishnicës e Artanës prej një jave në grevë
-
Minatorët e Kishnicës pa paga të marsit, paralajmërojnë grevë
-
Ndalohet një person për vdekjen e punëtorit në vendpunishte në Veternik
-
Ndalohet një person për rastin e vdekjes së punëtorit në KEK