Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Arrestohen disa doganierë e një polic në veri

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kryer aksione në disa lokacione në komunat veriore të Kosovës, ku janë arrestuar tetë zyrtarë të Doganës dhe një polic.

"Aksioni është duke u zhvilluar ne urdhër të Prokurorisë Speciale, për veprat penale të korrupsionit, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare", kanë thënë nga Prokuroria. 

Burime i kanë thënë KOHËS se zyrtarët dyshohen për keqpërdorim të detyrës me kontrabandistë të mallrave.

Aksioni i Prokurorisë është asistuar nga Policia e Kosovës.

Të dyshuarit janë intervistuar nga Policia. 

Drejtoria e Hetimeve brenda Doganës ka thënë se tash e dy vjet i ka pasë nën hetim 10 zyrtarë doganier, të dyshuar për veprat penale; keqperdorim të deryrës zyrtare. 

Nga Dogana e Kosovës, i kanë thënë KOHËS se, në mesin e 10 të dyshuarve, drejtoria e hetimeve brenda doganës ka arrestuar 8 zyrtarë dogianer, ndërsa 1 polic është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

 

Artikuj të ngjashëm