Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Stavileci për aksionin në veri: Rezultat i një hetimi disamujor

aksion

Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës ka thënë se aksioni në veri për mallrat e kontrabanduara ku u arrestuan 10 të dyshuar, ka ardhur si rezultat i një hetimi që ka nisur më herët.

Ai në emisionin “tre8tre” ka dhënë se hetimi ka zgjatur disa muaj ndërsa aksioni ka nisur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

“Ka pas llojllojshmëri të mallrave. Struktura e mallrave të kontrabanduara ka ndryshuar shumë ndër vite. Më herët janë kontrabanduar mallra me vlerë më të lartë me akcizë si nafta e duhani, kurse tash janë kryesisht mallra ushqimore”, ka thënë ai.

Stavileci ka thënë se krahasuar me periudhën janar-shtator të vitit të kaluar, këtë vit Dogana ka rritur të hyrat për 5.7 për qind. 

Ai ka  shtuar se mbledhja e të hyrave është ndër qëllimet kryesore të Doganës.

Stavileci ka thënë se rastet e ndryshme të kontrabandës janë në rënie e sipër për shkak të kontrolleve më të rrepta. 

“Dogana fokusohet në mallrat që zënë hapësirë dhe kanë vlerë, bëhet fjalë për barna, ari, e teknologji”, ka thënë ai.

Lexo përditësimet tjera
aksion

Aksioni në veri - 10 të arrestuar, 200 mijë euro mall i kontrabanduar e 22 automjete

Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar për një aksion të gjerë kundër...