Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, do të jetë i ftuar sot në emisionin “60 Minuta” në KTV, me të cilin do të diskutojmë lidhur me punën e këtij institucioni gjatë këtij viti.
Sa raste të kontrabandës i ka zbuluar gjatë këtij viti Dogana? Cili ishte produkti dhe sasia më e lartë e kontrabaduar?
Cila është situata me luftën kundër kontrabandës në veri të Kosovës, si zbulohen këto raste dhe cili është bashkëpunimi i Doganës dhe institucionet tjera për të luftuar evazionin fiskal?
Cilat janë mallrat më të importuara në Kosovë dhe cilat shtete, çka tregojnë të dhënat e doganës për importin e energjisë?
Si qëndron Kosova me eksportin dhe sa terminale doganore tani Dogana e Kosovës i ka nën menaxhim të saj?
Këto dhe më shumë nga 17:10 në KTV.
-
Dogana, 1.3 miliardë euro të hyra apo rreth 71 milionë euro më shumë krahasuar me vitin e kaluar
-
Sivjet u mblodhën në doganë afër 2 miliardë euro
-
Kosova importon më së shumti nga Gjermania, Turqia e Kina
-
Dogana i ndalon rreth 24 mijë artikuj në tri lokale në Prishtinë
-
Mungesa e barnave dhe llogaridhënies – sot në "60 Minuta" me Besim Kodrën