Anëtari serb i presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, ka thënë për “ATV” se Kosova është ftuar në formatin siç është paraparë për këto takime.
Ai ka thënë se nuk i interesojnë fare “ndjenjat” e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
“Pakënaqësia e tij dhe ndjenja e tij për këtë çështje mua aspak nuk më intereson. Në formatin e paraparë për takimet e mëparshme të këtij lloji, Kosova ishte parashikuar me një lloj fusnotë. Pse atij s’i pëlqen, askush s’do të qajë, dhe s’do të ndiejmë ndonjë humbje pse ai nuk vjen. U ftua në formatin siç është i paraparë për këto takime, unë pajtohem me qëndrimin e tij që ai të mos vijë”, tha Dodiku, transmeton Koha.net.
Por, pas anulimit të pjesëmarrjes së Kosovës në këtë samit, pjesëmarrjen e ka anuluar edhe Shqipëria në shenjë solidariteti me Kosovën.
-
Dodiku: Nuk do të shkoj në Kosovë në takimin e radhës së SEECP-it
-
Sipas portalit boshnjak Klix.ba, Thaçi ka refuzuar ftesën e Dodikut që të shkojë në Sarajevë
-
Dodiku fton Thaçin për vizitë në Bosnjë
-
Zvizdiq shpreh keqardhje për mospjesëmarrjen e Thaçit në konferencën e BERZH-it
-
Vizita e Kurtit në Sarajevë nxit reagime, Dodiku e quan provokim