Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sipas portalit boshnjak Klix.ba, Thaçi ka refuzuar ftesën e Dodikut që të shkojë në Sarajevë

Foto: Koha

Sarajevë, 3 korrik - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka pranuar ftesën e kryesuesit të Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Millorad Dodikut, që javën e ardhshme të vizitojë këtë vend me rastin e samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP), bën të ditur portali boshnjak Klix.ba, transmeton koha.net.

Sipas këtij portali, ai pas një shqyrtimi të gjatë të ftesës ka marrë vendim të mos udhëtojë në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë, duke i mbetur besnik një qëndrimi të mëhershëm se BeH së pari duhet të njohë pavarësinë e Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kohë më parë ai kishte refuzuar në Tiranë t'i zgjaste dorën kryesuesit aktual të Presidencës së BeH, rikujton ky portal. Lideri i Kosovës muajin e shkuar nuk ka dashur të vijë as konferencën vjetore të EBRD-së, që është mbajtur në Sarajevë. Shkak të mosardhjes ai ka përmendur se BeH nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, shkruan Klix.ba.

Samiti për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore ( SEECP), fillon më 8 korrik në Jahorinë dhe në të pritet pjesëmarrja e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.