Arbëri

Për shkak të “ftesës denigruese”, Thaçi anulon pjesëmarrjen në Samitin e Sarajevës

Foto: Koha
 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se Kosova nuk do të marrë pjesë në Samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore që do të organizohet në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, përkundër vullnetit dhe gatishmërisë për të marrë pjesë në Samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), "ftesa denigruese e kryetarit aktual të kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës e bën të pamundur pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e Kosovës në këtë takim", transmeton Koha.net.